Ali Ahmeti: Shqiptarët 29.5% në Republikën e Maqedonisë së Veriut

vull

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka publikuar dhe njëherësh ka uruar qytetarët por edhe institucionet për shpalljen e rezultateve të procesit të Popullsisë.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut  pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend.

Shqiptarët janë 29.5% në popullsinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002).

Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin Mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses.

Next Post

Mehmeti: Falsifikimi që demaskohet në pesë hapa

Falsifikimi që demaskohet në pesë hapa ALO, A JANË KËTUPARI MEDIET NË MAQEDONINË VERIORE?! Haj e merre vesh këtë logjikë! Në Maqedoninë Veriore ka: – 1.824.864 votues, qytetarë me të drejtë vote (mbi moshën 18 vjeçare), në zgjedhjet lokale të vitit 2021; – 1.832.696 gjithsej banorë, sipas regjistrimit të vitit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: