Ali Ahmeti takon delegacionin gjerman: BDI me mbi 90% kandidatë të rinj për deputet në këto zgjedhje

vull

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar përfaqësuesen e lartë gjermane, zonjën Susanne Schütz, e dërguar speciale për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e CEFTA, si dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Shkup, z. Tomas Gerberih.

Prioritet e Bashkimit Demokratik për Integrim janë Marrëveshja e Ohrit, e Prespës, e fqinjësisë së mirë, vettingu, sundimi i së drejtës dhe drejtësia jo selektive, integrimi, vendet e punës, zhvillimi dhe rinia.

Ndihma gjermane nuk ka munguar për vendin dhe rajonin tonë dhe për këtë jemi shumë mirënjohës, ndërsa tani presim rrumbullakimin e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në muajin mars.

Gjermania mbështet hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Kryetari Ahmeti vlerësoi se në vendin tonë akoma bindjet e votuesve janë nga pikënisja e përkatësisë etnike.

BDI po punon që të përfiton besimin e qytetarëve dhe të vijojë me përpjekjet për një të ardhme të sigurt, zhvillim, vende pune, cilësi të jetës, rini, drejtësi jo selektive.

Mysafirët gjerman u interesuan rreth reformave të thella në BDI, me ç’rast z. Ahmeti tha që tërë Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas është 100% janë të rinj, gati 100% të kryetarëve të degëve dhe të këshillave vendor, mbi 70% të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm janë të rinj, mbi 40% gra në të gjitha organet e partisë bashkë me Sekretarin për mundësi të barabarta, kështu që BDI u reformua tërësisht.

Njëjtë, z. Ahmeti theksoi qe edhe listat e deputetëve do të jenë mbi 90% me kandidatë të rinj, që për herë të parë garojnë në zgjedhje parlamentare.

Next Post

BDI: Mësim parashkollor obligativ, çerdhe në çdo vendbanim

Emri im është Shermine Mamut. Unë jam e re në politikë e po ashtu jam e re edhe në BDI. Kështu që, më lejoni të prezantoj veten. Unë jam nënë e 2 fëmijëve, 12 dhe 2 vjeç. Unë punoj si drejtoresh në institucion privat për mbrojtje sociale të pleqve. Jam […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: