Ali Ahmeti: Tragjedia në Tetovë, dhimbje e madhe për të gjithë – opozita mos ta politizojë (VIDEO)

vull

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se tragjedia që ndodhi në spitalin moduar të Tetovës është dhimbje e madhe për të gjithë qytetarët e vendit dhe në veçanti për familjarët e viktimave.

“Është dhimbje e madhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është dhimbje e madhe për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre dhe e tërë përpjekja bëhet të zbardhet e vërteta. Në ndihmë për të vërtetën na kanë ardhur edhe nga vendet e Evropës Perendimore, si nga Gjermania, NATO dhe SHBA. Opinioni pret që të dijë të vërtetën dhe familjet dhe familjet të dijnë të vërtetën”, tha Ahmeti.

LAJM: Opozita akuzon se institucionet tentojnë të shmagin përgjegjësinë. A do të ketë përgjegjësi?

“Nuk mendoj që kjo situatë duhet të përdoret për qëllime të politikave ditore sepse nuk i ndihmon dhe nuk i shëron dot plagët që janë shkaktuar. Të gjithë duhet të jemi racional. Askush nuk i është gëzuar kësaj tragjedie dhe ne do të përpiqemi që të zbardhim të vërtetën”, tha Ali Ahmeti për gazetën LAJM.

Next Post

PDSH kandidon me 13 kandidatë për kryetar komune dhe 16 lista për këshilltarë komunal

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit Partia Demokratike Shqiptare do të kandidojë me 13 kandidatë për kryetar komune dhe 16 lista për këshilltarë komunal. Në Tetovë garës për kryetar komune do t’i paraprijë Prof. Dr Sadi Bexheti, ndërsa në komunat tjera si vijon: Gostivar, znj. Renata Elezi Tearcë, Daut Emini […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: