Ali Ahmeti uron Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së

Blerand Rexhepi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ia ka uruar Lumir Abdixhikut postin e ri si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“I nderuari Lumir,

Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim të të uroj për zgjedhjen e sotme në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të uroj shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në sfidën e rradhës dhe të siguroj që tek ne në BDI do të gjesh partner për proekte dhe ide të interesit të përbashkët të qytetarëve tanë.

Gjithashtu, faleminderoj edhe ish kryetarin e LDK dhe kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafa për bashkëpunimin e derisotëm dhe i uroj shëndet dhe të gjitha të mirat”, shkruan Ali Ahmeti në facebook.

Next Post

Sildi Koqini: Bashkia e Çamërisë, Toka e agrumeve, Bashkia e madhe e Konispolit

Më 23 janar 2014, me propozim të Konferencës së Kryetarëve, Kuvendi miratoi ngritjen e Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Vendimi parashikonte përbërje të barabartë mazhorancë-opozitë: 6 anëtarë nga PS, 2 nga LSI, 6 nga PD, 1 nga PR dhe 1 nga PDIU.Pas një veprimtarie intensive dëgjesash publike, Komisioni […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: