Ali Ahmeti uron Vjosa Osmanin: Ne jemi këtu për ju

Blerand Rexhepi

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, me rastin e zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës ka uruar atë duke i dëshiruar shumë suksese në punën e saj.

“Gëzohem që sot deputetët e Kosovës arritën të rrumbullakësojnë konsolidimin e institucioneve të vendit si rezultat i vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit. Zgjedhja e Presidentes së Republikës së Kosovës është një lajm i mirë për të gjithë dhe unë i uroj zonjës Osmani shumë shëndet, durim e guxim në punën e saj të cilën shpresoj që do ta realizon vetëm me suksese”, është shprehur kështu Ahmeti.

Mes tjerave, Ahmeti shprehet se secili sukses i Kosovës e gëzon andaj e përgëzon atë dhe qytetarët në përfundimin e procesit të zgjedhjes së institucioneve.

“Tek ne do të gjeni dorë të shtruar vëllazërore për bashkëpunim dhe mbështetje të sinqertë pa u kursyer për asnjë çast. Çdo sukses i Kosovës më gëzon, prandaj dhe përgëzoj të gjithë qytetarët për përfundimin e procesit të zgjedhjes së përbërjes së Kuvendit, Qeverinë e re dhe sot edhe Presidenten e re të Kosovës”, thekson mes tjerave Ahmeti në urimin e tij drejtuar Vjosa Osmanit.

Next Post

Organizata Shqiptarët e Bashkuar: Vjosa Osmani nuk është figurë përçarëse, por unifikuese e popullit të Kosovës

Vota është akt i vullnetit të lirë demokratik dhe të ligjshëm, që askush nuk ka të drejtë ligjore ta detyrojë dikë që të votojë sipas diktatit ose kërcënimit për interesa të ndryshme politike. Prandaj, askush nuk ka të drejtë, që të ushtrojë trysni dhe diktat ndaj kryetarit të PDK-së, Enver […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: