Ali Ahmeti: Vështirrësitë e këtyre zgjedhjeve u tejkaluan nga organizimi dhe përvoja e fortë e shefit të shtabit qëndror Izet Mexhiti

vull

Në emisionin “Byro Politike”, televizioni ABC News i ka kushtuar vëmendje zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje të drejtpërdrejtë për emisonin Byro Politike ka qenë dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Mes tjerash lideri Ali Ahmeti tha: “Pavarësisht që elektorati i BDI-së e mbështesnin si koncept zgjidhjen e presidentit konsensual, kur filluam ta aplikojme konceptin në praktikë, sigurisht që kishte shumë vështirrësi, dhe këto vështirrësi me shumë zgjuarsi janë tejkaluar prej shtabeve të BDI-së, prej organizimit dhe përvojës të fortë që ka patur shefi i shtabit qëndror Izet Mexhiti dhe komunikimi që ka patur me partitë që u solidarizuan rreth këtij koncepti”. Të ftuar për të komentuar në studio me moderatoren Juli Xhokaxhi, në lidhje me këtë çështje, kanë qenë njohës të mirë të çështjeve të rajonit, Lisien Bashkurti, diplomat e studiues, Agim Nesho, diplomat, Arben Çeku ish-ambasador në Maqedoni dhe Ilir Kalemaj, politolog dhe ekspert i çështjeve të marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Këtë herë që pati votën e shqiptarëve u zgjodh president ndërsa në zgjedhjet e kaluara prej faktorit shqiptar nuk arriti dot fitoren. Fitoren më të madhe ja ka dhënë komuniteti shqiptar e sidomos Ali Ahmeti” tha Çeku.

Next Post

Artan Grubi pas inaugurimit: BDI-ja dhe Ali Ahmeti ia sollën fitoren Pendarovskit

Deputeti i BDI së Artan Grubi i uroi fitoren Pendarovskit duke theksuar se fjalimi i tij i sotëm si president ishte tejet i qëlluar. Ai e përshëndeti zotimin e tij për bashkimin e të gjithë politikave dhe gjithë palëve të tjera. Ai shpeson që sa më shpejt Maqedonia të merr […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: