Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

AlternAtivA mobilizohet për Tetovën

1 min read
Ne vigjilje të zgjedhjeve lokale për Këshillin Komunal të Tetovës, sonte Kryesia Qendrore e Alternativës e mbajti mbledhjen e saj të radhës në Tetovë, ku u diskutua veçmas për zgjedhjet lokale dhe detyrat që e presin partinë.
Në mbledhje morën pjesë edhe drejtuesit e Shtabit Zgjedhor të Tetovës, të cilët bënë shpjegime për mbarëvajtjen e përgatitjeve për zgjedhje.
Duke e vlerësuar rëndësinë e madhe që kanë këto zgjedhje për Tetovën, të gjithë drejtuesit dhe funksionarët e Alternativës morën përsipër që të jenë të angazhuar dhe të përkushtuar për zgjedhjet lokale për Këshillin Komunal të Tetovës.
Ashtu siç është njoftuar më parë, lista e Alternativës për Këshillin Komunal është lista më avangarde, sepse në përbërje të saj shumica janë gra.