AlternAtivA: Ne jemi parti autonome dhe vendimet tona janë të pavarura

vull

Pas votimit të kryesuesit të Këshillit Komunal të Tetovës, me ç’rast këshilltari ynë ka votuar “i përmbajtur”, dëshirojmë ta sqarojmë opinionin se AlternaAtivA është parti autonome dhe vendimet tona janë të pavarura, konform interesave partiake dhe interesave të përgjithshme të qytetarëve.

Këshilltari ynë, Faton Selami, ka votuar ashtu sepse AlternAtivA nuk është as vagon i dikujt, as nuk voton sipas urdhrave të dikujt dhe për ne nuk është rëndësishme nëse vota jonë sot përkon me votën e një partie dhe nesër mund të përkojë me votën e një partie tjetër. Ne nuk kemi pasur asnjë marrëveshje paraprake me askënd dhe askush nga ne nuk është kërkuar që të kemi votë unike, andaj këshilltari ynë në Këshillin Komunal e Tetovës ka vepruar vetëm sipas udhëzimeve të partisë dhe ne jemi mirënjohës dhe falënderues për qëndrimin e tij dinjitoz.
AlternAtivA – Shkup

Next Post

ASH: Në Dibër regjimi ka përdorur “trenin bullgar”

Sot në KSHZ u zbulua se si BDI e vodhi fitoren në Dibër. Kështu kanë thënë nga Aleanca për Shqiptarët. “Në vendvotimin 0563 është zbuluar se mungon një fletëvotim, dëshmi e fuqishme kjo se në rrethin e dytë është përdorur treni bullgar. Gjithashtu në këtë dhe katër vendvotime të tjera, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: