AlternAtivA: Propozojmë që Fatime Fetai të jetë drejtuese në Prokurorinë e re për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

vull

Në kohën kur duhet të zgjidhet emri i ri në Prokurorinë e re për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, AlternAtivA – si parti që kujdeset më shumë se gjithçka për shtetin e së drejtës dhe implementimin e drejtësisë pa kompromise – gjen rastin që për udhëheqjen e kësaj prokurorie ta propozojë prokuroren Fatime Fetai. 


Si kuadër që deri më tash që nuk ka lënë pas vetes gjurmë të abuzimit me detyrën dhe si profesioniste në luftën për drejtësi, jemi të bindur se ajo do të mund ta kthejë besimin në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, aq shumë të rrënjosur në shtetin tonë.

Shpresojmë që edhe faktorët e tjerë politikë në vend të reflektojnë për këtë propozim dhe të dalim mbi istikamet e tyre etnike e politike, për t’i garantuar Maqedonisë së Veriut drejtësi që do të jetë çelës edhe për shtetin e së drejtës, por edhe për integrimin e shumëpritur euro-atlantik.

 

Next Post

Propozim-ligji për realizimin e interesit publik në kulturë, prej sot është në dispozicion në RVEN

Propozim-ligji për realizimin e interesit publik në kulturë, prej sot është në dispozicion në RVEN – (Regjistri i Vetëm Elektronik Nacional i Regjistrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut) dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës. Propozim-ligjin e përpiloi Grupi i Punës i themeluar me Aktvendimin e ministrit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: