AlternAtivA: Takim i kryetarit Afrim Gashi me ambasadorin francez në Shkup

vull

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë Qendrore, Nafije Selmani, sot kanë realizuar takim me ambasadorin francez në vend, z. Kristian Timonie.

Gjatë takimit u bisedua për situatën politike në vend, zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit dhe rolin konstruktiv të shtetit francez në rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, në takim u bisedua edhe mbi zgjerimin e Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ambasadori francez, z. Timonie, e falënderoi kryetarin Gashi, për rolin konstruktiv të AlternAtivA-s në proceset euro-atlantike të vendit.

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë takime të këtilla miqësore.

Next Post

Policia financiare ka hyrë në komunën e Tetovës, Kasami thotë se është presion politik

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ka njoftuar sot se policia financiare ka ardhur në ndërtesën e komunës. Sipas tij, është presion politik, pasi siç thotë ai, Policia Financiare duket se nuk ka pasur kohë t’i procedojë këto raste derisa në krye të komunës ishte Teuta Arifi. – Sot, para […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: