Ambasadori i Italisë në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvestri realizoi vizitë pune në Universitetin e Tetovës

vull

Në Universitetin e Tetovës, sot qëndroi për vizitë Ambasadori i Republikës së Italisë në Shkup, ekselenca e tij Andrea Silvestri. Ai u prit në takim nga rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili, prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Shefik Shehu, dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani dhe profesori i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Faton Shabani.

Në këtë takim u diskutua për fuqizimin e programit studimor të Filologjisë romane, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Italiane në kuadër të Fakultetit Filologjik dhe për ndihmën që mund të jep Ambasada italiane në forcimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të katedrës përkatëse. Po ashtu, u diskutua edhe mbi mundësitë e tjera të bashkëpunimit në nivel akademik mes universitetit tonë dhe universiteteve nga Republika e Italisë.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili e falënderoi ambasadorin italian për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme që populli italian përmes Ambasadës italiane në Shkup i ka dhënë dhe i jep Universitetit të Tetovës, që nga themelimi i tij.

Gjatë qëndrimit të tij në Universitetin e Tetovës, ambasadori i Italisë realizoi edhe një takim me dekanin e Fakultetit të Arteve të UT-së, Prof. Ord. Nafi Jashari dhe profesoreshën e këtij fakulteti Prof. Inord. Nora Halimi, ku u diskutua për realizimin e disa projekteve të përbashkëta në fushën e artit.

 

 

Next Post

Ahmeti – Ludva: Përkrahja nga Çekia të fuqizohet gjatë presidencës së saj me Këshillin e BE-së

Kryetari Ahmeti e ka uruar për zgjedhjen ambasador duke i dëshiruar suksese në punë me shpresë që angazhimi i tij do të sjellë përforcim dhe avancim të marrëdhënieve bilaterale mes të dyja vendeve. Ahmeti dhe Ludva kanë diskutuar edhe për sfidat me të cilat përballen të dy vendet dhe mbarë […]

Subscribe US Now