Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

Blerand Rexhepi

Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës së RMV-së në Shkup qëndroi për vizitë ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ku u prit nga drejtori Ylber Sela i cili e njoftoi atë për punën dhe aktivitetet e shumta që bën ky institucion për zbatimin zyrtar të gjuhës shqipe. Me këtë rast ambasadori Gjergj Dedaj, me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, drejtorit Ylber Sela i dorëzoi mirënjohje për mbështetjen, bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin e tij për çështjen e Kosovës, duke e falënderuar dhe duke i shprehur respekt të veçantë. Shkup, 25.2.2021

Next Post

Në UT u përurua Klinika Juridike

Në Fakultetin Juridik (24.02.2021), të Universitetit të Tetovës, u bë përurimi i Klinikës Juridike të Fakultetit Juridik. Klinika juridike e Fakultetit Juridik është projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu falënderoi zyrtarët […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: