Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ambasadorja e SHBA-ve, Byrnes: Sela dhe Gashi të jenë pjesë e zgjidhjes së sfidave rgjente me të cilat përballet vendi

1 min read

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Katie Marie Byrnes ka takuar virtualisht sot liderët e opozitës, Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët dhe Afrim Gashin e Alternativës.

“Ambasadorja Byrnes ka folur sot me liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi për të theksuar nevojën për një opozitë konstruktive dhe të angazhuar. Ambasadori Byrnes inkurajoi të dy liderët të veprojnë si bashkëpunëtorë me të tjerët për zgjidhjen e sfidave urgjente me të cilat përballet vendi”, njoftoi Ambasada për takimin.

Ndërkaq, në njoftimin e opozitës thuhet se në takim është folur për Ligjin për shtetësinë dhe regjistrimin.

“Në bashkëbisedimin me Byrnes u fol mbi zhvillimet e fundit në Kuvend, propozim- ligjin për shtetësi dhe aktualitetin e procesit të regjistrimit të popullsisë”, thuhet në njoftimin e ASH-AAA-së, transmeton TV21.