Arbër Ademi: S’ka përçarje brenda grupit parlamentar të BDI-së

Kohanews Admin

Tërheqja e Izet Mexhiti nga pozicioni i shefit të grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim nuk i ka përçarë deputetët e kësaj partie. Në një intervistë për gazetën LAJM, koordinatori i ri i BDI-së në Kuvend, Arbër Ademi, ka thënë se grupi parlamentar i kësaj partie mbetet unik dhe kjo gjë, sipas tij, është demonstruar edhe gjatë votëbesimit të Qeverisë.

“Nuk ka përçarje. Grupi parlamentar i BDI-së është unik në qendrime dhe së bashku në koordinime permanente i ndërtojmë pozicionet tona për propozim-ligjet dhe vendimeve që i sjellim në Kuvend. Një gjë të tillë edhe e kemi manifestuar, e kemi demonstruar duke u dhënë votëbesim për Qeverinë me 62 vota pro, po me aq vota sa edhe u formua kjo Qeveri. Pra nuk ka zhvendosje, por ka mendim ndryshe, ka edhe debat të gjallë brenda organeve të parties, si çdo herë. Kjo, madje, mendoj se BDI-në e ka bërë parti të pakrahasueshme jo vetëm me partitë tjera në vend por edhe në rajon sa i përket fitoreve. Kjo bën që të kemi një lidhje të përhershme, të pashkëputshme me qytetarët. Pra, mendimi ndryshe, mendimi kritik, debati brenda forumeve e ka bërë BDI-në që të jetë një parti e cila është shembull dhe rast studimi jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe më gjërë”, tha deputeti i BDI-së, Arbër Ademi. Intervistën e tij të plotë për gazetën Lajm mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Next Post

Kryediplomati Osmani takon homologen Arancha Gonzalez, thellohet bashkëpunimi mes Shkupit dhe Madridit

Me ministren e jashtme të Mbreterisë së Spanjës Arancha Gonzalez. Takim jashtzakonisht pozitiv dhe produktiv. Nënshkruam marreveshje për bashkëpunim mes diplomacive tona, reafirmuam mbështetjen për integrimet evropiane, u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral, ekonomik dhe politik. Folëm për zhvillimet rajonale, per rolin krucial të NATO- s në rajon, për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: