Arbin Zejnullahu: Kam qenë pjesë e Shkëndijës për shumë vite dhe kam qenë tifoz i këtij klubi gjithë jetën, faleminderit për gjithçka

vull
Faleminderit për gjithçka❤️🖤
Kam qenë pjesë e Shkëndijës për shumë vite dhe kam qenë tifoz i këtij klubi gjithë jetën.
Jam bashkuar me këtë familje që në moshë shumë të re dhe duke u rritur e duke ëndërruar kam bërë realitet shumë gjëra që nuk i kisha besuar. Është e pamundur t’i përshkruaj ndjenjat me fjalë, por po mundohem.
Kur kam nisur të ushtroj te Shkëndija si fëmijë, unë kisha ambiciet dhe ëndrrat e mia personale për të luajtur një ditë me ekipin e parë, për të shënuar gol me fanellën kuqezi para “Ballistëve”, të luaja e shënoja në Evropë, të fitoja tituj me Shkëndijën, të ecnim me sukses në kompeticionet ndërkombëtare e të përballeshim me gjigandë evropian.
Fatmirësisht, gjithë këto i shijova e jetova në realitet!
Dhe sot kur më duhet të ndahem me Shkëndijën, ndjenjën e dëshprimit e tejkalon krenaria për gjithë arritjet dhe faktin që i shërbeva kësaj fanelle. Çdo herë që kam veshur fanellën kuqezi, kam luajtur me zemër, ndjeja dy gjëra në të njejtën kohë, privilegj dhe krenari për mua dhe familjen time. Jam i lumtur për çdo minutë që kam luajtur për këtë klub.
Fatkeqësisht sot duhet të bëj një ndryshim. Me këtë rast dua të falënderoj pa përjashtim të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar që nga dita e parë kur jam regjistruar te Shkëndija. Trajnerët, bashkëlojtarët dhe secilin në klub. Asnjëherë nuk do të harroj gjithçka që kemi fituar së bashku…..Falënderim për tifozët dhe “Ballistët” që më kanë përkrahur në çdo moment. Falemenderimi s’është i mjaftueshëm për të shprehur mirënjohjen time.
Do të jem gjithmonë tifoz i Shkëndijës – Unë e dua këtë klub me gjithë zemër, dhe i uroj skuadrës suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.
Shpresoj një ditë të na bashkohen rrugët sërish.
Ju uroj më të mirat të gjithëve nga familja e madhe Shkëndija.
Arbini ❤️🖤
Next Post

Moti në dy ditët në vijim, diell, vranësira dhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Ndërkaq, të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: