ARRESTOHEN PESË PERSONA NË GOSTIVAR, POLICIA U GJETI DROGË

vull
Sot (18.05.2021) rreth orës 02.00 efektivët e policisë nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria pesë persona të moshave 27-39 vjeçe , që të gjithë nga Gostivari. Gjatë një kontrolli në një objekt biznesi dhe një dhomë përdhese në Gostivar që është kryer me urdhër të gjykatësit, tek personat e privuar nga liria u gjetën, kokainë dhe marihuana dhe gjësende me mbetje të narkotikëve të cilat janë konfiskuar.
Personat janë ndaluar në SP Gostivar dhe pasi të dokumentohet rasti, kundër tyre do të përgaditet parashtresë adekuate për ,,prodhimin dhe shpërndarjen të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve./SPB Tetovë
Next Post

Kryeministri Zaev sot dhe nesër në Bruksel do të takohet me nënkryetarin e Komisionit Evropian

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot udhëton për Bruksel ku sonte, me ftesë të nënkryetarit të Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë  të BE-së Zhozep Borel, do të merr pjesë në darkën e përbashkët të punës me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: