Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Arrestohet dileri nga rrethina e Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg

1 min read

Sot (19.04.2021) rreth orës 12:20 minuta në rr.”Mareshali Tito” në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë arrestuar 34-vejçarin A.A.. nga f. Shemshovë-Tetovë, i dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 viteve e gjysmë për veprën e kryer penale ”prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Pas arrestimit, i realizuar me urdhër gjyqësor, A.A. do të shoqërohet në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues “Burgu Idrizovë” për vuajtjen e dënimit.