Arrestohet krimineli nga Haraçina i kërkuar me tri urdhërarreste qendrore

vull

Më datën 13.04.2021 në rr.”Boca Ivanovska” në Shkup, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor-Seksioni pë Ndjekje e kanë privuar nga liria Q.A. (29) nga f. Haraçinë-Shkup, për të cilin kanë qenë të shpallura tri urdhërarreste qendrore të MPB-së të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai është kërkuar me urdhër të Institucionit Ndëskues-Përmirësues ”Burgu Shkup”, në lidhje me nenin 392 të Kodit Penal për arratisje nga burgu për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg në lidhje me nenin 418 të Kodit Penal, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup në lidhje me nenin 297 të Kodit Penal dhe një Urdhëresë qendrore nga MPB-ja në lidhje me nenin 372 të Kodit Penal.

Personi është shoqëruar në Stacionin Policor Çair për procedurë të mëtutjeshme.

Next Post

Kuvend, filloi debati për pakon e pestë të masave ekonomike

Filloi seanca e Komisionit për Financim dhe Buxhet në të cilën debatohet për propozim ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Janë parashtruar 27 amendamente, pjesa më e madhe e të cilëve kanë të bëjnë me zgjatjen e afateve, që të mund kompanitë të aplikojnë. Afati për aplikimin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: