Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Arrestohet personi nga Shkupi për shkak të gjuajtjes me armë zjarri në aheng familjar

1 min read
Më datën 05.08.2021, rreth orës 08:00 në rajonin e Çairit, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme e kanë privuar nga liria J.A. (27) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “përpunim i palejuar, mbajtje dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”, e dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Në të vërtetë, paraprakisht pas ndërmarrjes së masave është konfirmuar se J.A. ka gjuajtur me armë zjarri në aheng familjar, gjatë së cilës me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake është kryer bastisje në shtëpinë e tij ku është gjetur municion të cilin ai e ka poseduar pa leje.
Ј.А. është paraqitur para gjykatësit në procedurë paraprake dhe i është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.