Policët e SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar sot (10 mars) rreth orës 14:30, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Ivo Lola Ribar” dhe “Blagoja Toska” në Tetovë, kanë arrestuar një 35-vjeçar. Sh.Sh, nga Tetova, nën dyshimin se në periudhën nga shtatori i kaluar deri në mars të këtij viti ka kryer dhjetëra mashtrime të ndryshme në zonën Tetovë-Gostivar, vepër e dënueshme nga neni 247 i Kodit Penal.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rasteve do të përgatitet parashtresa përkatëse.