Arsim Idrizi kandidat i koalicionit ASH-AAA për kryetar të komunës së Likovës

vull

Mbrëmë Kuvendi i Degës së AlternAtivA-s në Likovë e zyrtarizoi kandidaturën e Prof. Dr. Arsim Idrizit për kandidat të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA për Komunën e Likovës.

Kandidati për kryetar të Likovës, profesori universitar i shkencave të sigurisë kombëtare, Arsim Idrizi, deklaroi se do të punojë në radhë të parë për sigurinë e qytetarëve, për të përmirësuar mirëqenien sociale, sigurinë në arsim, për investime ekonomike, shëndetësi etj.

Prof. Dr. Arsim Idrizi ka doktoruar në Universitetin e Bibliotekarisë dhe Teknologjisë së Informacionit (UNIBIT) në Sofje – Bullgari në vitin 2019. Prej vitit 2009 e ka ushtruar detyrën e drejtorit në kompaninë transportuese “NOTA MI” në Kumanovë. Kuvendi e zgjodhi edhe kryetarin e shtabit zgjedhor. Kjo detyrë iu besua Iljasa Abazit, kryetar i Alternativës në këtë degë.

Next Post

JEAN-PAUL BELMONDO ISHTE PORTIER, NËNKRYETAR I PSG DHE KAMPION BOKSI NË PARIS

Më 6 shtator 2021, Jean-Paul Belmondo, aktori kult francez, emri i të cilit ishte i njohur për shumë breza, vdiq në moshën 88 vjeç. Filmat e tij ishin të njohur në të gjitha kontinentet. Por në biografinë e Belmondos nuk kishte vetëm një temë filmi, por ai gjithashtu punoi në mënyrë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: