Arsimtari Selman Kalisi shpallet qytetar nderi i Gostivarit

vull

Komuna e Gostivarit ka shpallur arsimtarin në pension Selman Kalisi, qytetar nderi të Gostivarit. Pllaketa dhe çelësi i qytetit arsimtarit Kalisi i janë ndarë gjatë një ceremonie solemne të mbajtur në sallën e këshillit komunal.

Sa herë që mbahen ceremoni ku vlerësohen figura që e bëjnë edhe më të rëndësishëm Gostivarin, për mua është ndjenjë respekti, krenarie dhe mirënjohje që i përkas një qyteti me njerëz kaq të suksesshëm, por kjo sot është një ngjarje krejt ndryshe nga të tjerat.

Sot unë kam nderin e privilegjin që në shpalljen e z. Selman Kalisi si Qytetar Nderi, të jem i рrаnishëm jo vetëm si kryetar i Komunës, por mbi të gjitha si ish nxënësi i tij. Mund të flas dhe dëshmoj personalisht se si unë dhe e gjithë gjenerata ime, padyshim edhe qindra të tjera, u edukuan nga mësuesi Selman me kulturë dhe tolerancë, e mbi të gjitha me dashuri për punën dhe ndershmëri ndaj secilit.

Dhjetëra dhe qindra gostivaras u edukuan me këtë frymë nga mësuesi Selman dhe ndaj nuk është rastësi që qyteti ynë radhitet sot në qytetin më të mirë shqiptar. Është puna e këtyre heronjve të heshtur, siç është mësuesi Selman që i ka dhënë Gostivarit djem dhe vajza që e duan dhe kujdesen për të.

Duke qenë se fati ma ka dhënë një kujtim të jashtëzakonshëm siç është ky i ndarjes së çmimit Qytetar Nderi i Gostivarit mësuesit tim të 4 viteve të para shkollore, e kam emocionalisht jo të lehtë për të thënë gjithçka objektivisht. Gjithsesi vepra e këtij burri që i shtohet listës së Gostivarsve të Mirë është e dukshme dhe e njohur nga thuajse çdo familje, sepse secili nga ne ose ka qenë vet nxënës i tij ose ka dëgjuar ndonjë të afërm të flas me ëndje për mësuesin Selman Kalisi.

Nga ana tjetër, me përfshirjen e tij në Shoqërinë kulturore-artistike Besa, ky njeri i dha Gostivarit veç dijes dhe kulturës, artin e kitarës, harmonikës dhe mandolinës. Ndaj sot zonja dhe zotërinj kam privilegjin që me motivacionin e dedikimit të jashtëzakonshëm në punën e tij, për pjesëmarrjen dhe përmirësimin e jetës intelektuale dhe artistike në qytet, Komuna e Gostivarit i akordon titullin Qytetar Nderi z. Selman Kalisi, th në mes tjerash në fjalën e tij të rastit, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Arsimtari Kalisi ka falemenderuar drejtuesit e komunës së Gostivarit për këtë akt dhe tha se ndjehet krenar për këtë çmim.

Është çmimi më i veçantë në jetën time. Nuk kam fjalë për ta përshkruar. Është nder i madh për mua. Mendoj se me këtë akt komuna e Gostivarit tregoi se nuk i haron mësimdhënësit dhe vlerëson mundin e tyre. Ky çmim le të jetë një motiv për gjeneratat e reja, tha Kalisi.

Next Post

Komuna e Gostivarit shpërblen nxënësit e gjeneratës të shkollave fillore dhe të mesme

Komuna e Gostivarit gjegjësisht Sektori i Arsimit, me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2020/2021, mbajti ceremoni ku u shpërblyen nxënësit e gjeneratës të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe fituesit në garat komunale, regjionale dhe republikane. Nxënësit të cilët janë shpallur si nxënës gjenerate, nga ana e Komunës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: