Arsye më të madhe që të REGJISTROHET diaspora NUK KA. Dëgjojeni profesoren Karakamisheva

vull

Profesoresha universitare Tanja Karaamisheva thotë se shqiptarët janë QESHARAK kur kërkojnë që me çdo kusht në REGJISTRIMIN e popullsisë të dalin më shumë, informon BLIC.MK

Sipas saj kjo që kërkojnë shqiptarët është TURP pasi që siç shprehet ajo, shteti kinse për të gjithë është i barabartë edhe po që se një komunitet është vetëm 5 për qind.

“Në vitin 2001 në mënyrë artificiale na u imponua një konflikt i armatosur me qëllim që kinse të fitohen disa të drejta më të mëdha për komunitetet dhe këto të drejta më të mëdha u konfirmuan përmes Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, u implementuan në Kushtetutë, pastaj në ligjet etj. Por në fakt ku është plasaritja në gjithë këtë princip përmes të cilit ata erdhën deri tek të drejtat e tyre etnike? Në bazë të numrit statistikor ju nuk mund të kërkoni të drejta më të mëdha etnike, PSE? Pasi që e drejta ndërkombëtare dhe ajo evropiane asnjëherë nuk thotë se ju duhet të jenin 20 %, 10% apo 5% të përfaqësuar që të keni të drejta të këtilla apo të drejta të tjera. Kjo është turp, kjo është mëkat për të drejtat e njeriut, kjo është mëkat për të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane në të cilën ata thirren,” ka deklaruar Karakamisheva.

Karakamisheva nuk u ndal me kaq. Sipas saj Maqedonia e Veriut është fajtore që nga vitit 2001 kur dhe përfundoi lufta, pasi që siç thotë ajo lejoi që të nëpërkëmbet dinjiteti maqedonas dhe këtë sipas saj nuk guxojnë maqedonasit ta gëlltisin përsëri.

“Unë fillimisht nuk e kam të qartë se si fillimisht u lejua ky permutacion i këtyre tezave, por hajde këtë e gëlltitëm në vitin 2001, por tani nuk guxojmë të biem përsëri në “fintën” e njëjtë pasi këto janë “finta” klasike të mendjeve totalitare, kjo nuk ka lidhje me demokracinë!” është shprehur profesoresha universitare Tanja Karakamisheva.

 

Next Post

Prokuroria e Krimit të Organizuar ka hapur një çështje për softuerin e Rashkovskit

Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit hapi sot një çështje pas një zëri në lidhje me prokurimin e softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në trafik dhe vendosjen e gjobave. Bëhet fjalë për softuerin që për nevojat e Ministrisë së Brendshme është prokuruar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: