Arta Toçi: Më keqkuptuat, nuk jam kundër mbulesës, lexoni reagimin tim!

vull

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale në lidhje me statusin e anëtares së Aleancës për Shqiptarët, Arta Toçi në atë se është kundër heqjes së mbulesës ajo sërish ka shkruar në facebook duke thënë se është keqkuptuar dhe nuk e ka saktësuar mendimin e saj gjë që nuk do të vinte deri te keqkuptimi.

 

Përshëndetje të nderuara dhe të nderuar,

Sot, me rastin e ditës së Gruas u gjeta në qendër të vëmendjes të botës virtuale, sepse dje unë pata publikuar një urim i cili i drejtohej në mënyrë të veçantë nënës sime dhe të gjithë atyre personaliteteve të cilët punuan në kohë shumë të vështira për të ruajtur e mbrojtur gjuhën shqipe, e cila është gjuha më e sulmuar ndonjëherë në historinë e popujve të Ballkanit.
Duke nënkuptuar burra dhe gra që nga kohërat e ndritura të Rilindjes e deri ata të ditëve tona, një nga fjalitë që bëri “skandal” ishte kur flisja për “heqjen e mbulesës” tek femra shqiptare. Unë i referohesha një kohe tepër të vështirë të emancipimit të femrës shqiptare si ka qenë ajo e shekullit të kaluar, kohë kur femra me justifikimin e mbulesës ndalohej të arsimohej! Gabimi si duket i pa tolerueshëm që kam bërë është që nuk e kisha saktësuar këtë fakt! Më lexoni me vëmendje:

Unë jam krenare për të gjitha femrat që sot janë intelektuale me emër.
Këto vajza dhe gra janë përgjigjja më e mirë se secila femër mund të ketë liri për t’u arsimuar! Nëse kam lënduar ndonjë pa dashjen time, më vjen shumë keq.

Gjithashtu më vjen keq për ata që shpërthyen mllefin dhe urejtjen ndaj meje dhe harruan se edhe une jam nëna, bija, bashkëshortja, motra, profesoreshë dhe kolege e dikujt.

Kurse për të gjithë ata që duan të bëjnë politikë duke përdorur fenë, mendoj se është shumë joetike dhe e pandershme!

Nuk flas më për këtë temë!

Gëzuar 8 Marsin!

Next Post

Lëvizja BESA, bëhet e ditur lista e zyrtare e kandidatëve për deputet

Sonte Lëvizja BESA ka mbajtur mbledhjen e Kuvendit Qendror, ku është diskutuar rreth aktualitetit politik si dhe për kandidatët për deputet. Në këtë mbledhje është votuar edhe lista e kandidatëve për deputet nëpër njësi zgjedhore. Lista e plotë; Njësia zgjedhore 1: Kastriot Rexhepi Jonuz Fejzulahu Njësia zgjedhore 2: Bastri Bajrami […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: