Artan Grubi uron Vjosa Osmani: Shëndet dhe punë të mbarë

Blerand Rexhepi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar Vjosa Osmanin me rastin e zgjedhjes si presidente e Republikës së Kosovës.

Në urimin e tij drejtuar Osmanit, Grubi ka theksuar se të dy vendet do të bashkëpunojnë në agjëndën e përbashkët për një rajon të integruar në Bashkimin Europian dhe në bashkëkoordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urimet më të sinqerta për zgjedhjen e sotme të zonjës Vjosa Osmani për Presidente të Republikës së Kosovës. Me uratat dashamirëse për shëndet, mbarësi dhe suksese, siguroj zonjën Osmani për bashkëpunim të afërt dhe intenziv në agjendën e përbashkët për një rajon të integruar, pa çështje të hapura dhe të integruar tërësisht në Bashkimin Europian dhe në bashkëkoordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Paçi mbarësi dhe faqëbardhësi në punën tuaj”, është shprehur kështu Grubi në urimin e tij për Vjosa Osmanin.

Next Post

Ali Ahmeti uron Vjosa Osmanin: Ne jemi këtu për ju

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, me rastin e zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës ka uruar atë duke i dëshiruar shumë suksese në punën e saj. “Gëzohem që sot deputetët e Kosovës arritën të rrumbullakësojnë konsolidimin e institucioneve të vendit si rezultat i vullnetit të qytetarëve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: