ASH-AA: U vërtetua korrupsioni në polici, prokurori dhe gjyqësor

vull

Këto ditë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e publikuar për Maqedoninë e Veriut edhe një herë dëshmoi se prokuroria, policia dhe gjyqësori në RMV janë tërësisht të përfshirë nga korrupsioni i lartë dhe se qeveria heziton për ta luftuar këtë dukuri. Kjo është edhe një dëshmi shtesë që me qeverisjen LSDM-BDI në krye shteti ka rrëshqitur nga agjenda europiane dhe po shkon drejt një regjimi hibrid, i cili institucionet e shtetit dhe paratë e qytetarëve i ka vendosur në funksion të përfitimeve personale.

Kjo situatë e diagnostifikuar nga Departamenti i Shtetit e bën të qartë se pse Maqedonia e Veriut në raportin e ‘’Transparency International’’ shënon rënie të vazhdueshme, duke u radhitur në vendin e 111-të.

Maqedoninë e Veriut mund ta kthejë në rrugën e integrimit eiropian vetëm një qeveri e cila prioritet absolut do ta ketë luftën e njëmendtë kundër korrupsionit në çdo nivel dhe në çdo institucion të shtetit. Ndërkaq, tashmë katërcipërisht nuk ka asnjë dyshim që qeveria aktuale nuk është e denjë për një mision të tillë.

Next Post

​IHMK parasheh rritje të temperaturave ekstreme

Ditët e fundit të korrikut do të karakterizohen me mot të nxehtë dhe me vapë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. “Java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: