ASH: Qeveria diskriminon zonat shqiptare, asnjë investim për rrugën Tetovë-Jazhincë

vull

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për mungesën e investimeve në rrugën rajonale Tetovë-JAzhincë. Sipas tyre qeveria ka lënë pas dore këtë rrugë e cila për shkak të infrastrukturës së keqe rrezikon jetën e banorëve.

“Rruga që lidh dy shtete, dhjetëra fshatra, çdo vit merr jetëra njerëzish, nuk është përfillur as në vendimin e fundit të Qeverisë ku mbi 80 milion euro u ndanë për rrugën që lidh Kumanovën me Rankovecin, Kriva Pallankën e Deve Bairin. Ne nuk jemi kundër ndërtimit të rrugëve kundër çdo cepi të shtetit por jemi këtu për të ngritur zërin për diskriminimin sistematik që iu bëhet vendbanimeve shqiptare, fatkeqësisht me aminin e partisë shqiptare në pushtet Bashkimin Demokratik për integrim”, deklaroi Tahir Tairi, ASH.

Next Post

Maqedonia në fazë të portokalltë, gratë shtatzëna dhe të moshuarit mbi 60 vjet lirohen nga puna

Gjatë dy ditëve të ardhshme në gjithë territorin e vendit do të ketë temperatura të larta nga faza e portokalltë. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se sipas Planit aksional për parandalim nga pasojat e valëve të nxehta ndaj shëndetit të popullatës, nevojiten respektimi i masave të përgjithshme për shëndetin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: