ASH: Qytetarëve u duhet ndihmë urgjente, shkurtoni lukset dhe merrni propozimet tona

vull
Qytetarëve u duhet ndihmë urgjente, mjaft më me defile. Uluni dhe mendoheni! Nëse nuk e bëni, merrni propozimet tona të gatshme i keni.
Çdo muaj rëndohet edhe më shumë buxheti familjar. Me të njëjtën sasi parash blehen gjithnjë e më pak produkte dhe kryhen shërbimet.
Në prill, inflacioni që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të konsumit te gjerë, u rrit me 11.1% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është një tjetër rekord i zi, pas atij të marsit të po këtij viti (të dhëna të publikuara nga enti statistikor i RMV ). Ky shtrenjtim shihet e ndjehet se ka goditur më shumë familjet me të ardhura të ulëta.
Shpenzimet për blerjen e produkteve bazë të shportës, siç janë buka, vaji, produktet e qumështit dhe sheqeri janë rritur me ritëm dyshifror nga 4 deri në 20 për qind. Rritje ka pothuajse në të gjithë sektorët e industrisë dhe shërbimeve. Përveç artikujve ushqimorë edhe çmimi i karburanteve po vazhdon të rritet. Ato po arrijnë rekordet historike, rritje e cila përveç efekteve negative që u sjell prodhuesve që përdorin si lëndë të parë naftën dhe gazin, po ndikon gjerësisht tek të gjithë
konsumatorët duke rritur çmimet e prodhimit dhe shërbimeve të produkteve .
Aleanca për Shqiptarët në disa raste ka paraqitur qëndrimin e saj për masat që duhet ndërmarrur qeveria për t’iu përgjigjur rritjes së çmimeve. Një nga masat më kryesore dhe më e dobishme do të ishte reduktimi – ulja e taksave dhe akcizave që përmban çmimi i karburanteve. Karburantet janë produkte të tilla që kanë shumë taksa dhe akciza në strukturën e formimit të çmimit të tregtimit dhe i njejti ka ndikim në të gjitha elementet ekonomike të kostos se produktit final. Pothuajse të gjitha vendet evropiane po mundohen të realizojnë ndërhyrje tek çmimi i karburanteve, ku në disa raste fiksojnë çmimet në nivele maksimale e në disa raste ulin përkohësisht akcizën dhe taksat.
Çmimet e mallrave, sidomos të shportës së ushqimeve pritet të jenë të larta edhe gjatë periudhave te ardhshme. Shtetet kudo në botë po miratojnë paketa ndihme për shtresat në nevojë për të amortizuar goditjet e valës së rritjes së çmimeve të konsumit të gjerë, por këtu ne RMV, më saktësisht kjo qeveri e papërgjegjëshme dhe e paaftë në këtë aspekt, nuk po ndërmerr asnjë masë me qëllim që të zbuten sado pak efektet e këtyre rritjeve marramendëse e të papërballueshme.
Qeveria duhet të mendojë që të pregatisë një paketë antikrize për shtresat e
popullsisë në nevojë. Jemi në prag të ribalansit të buxhetit dhe është e udhës që të parashihen zhvendosje të fondeve të buxhetit duke i zhvendosur fillimisht mjetet e parapara për shpenzime luksi dhe joprioritare në mjete për të financuar paketat antikrizë për shtresat më të brishta të goditura nga këto rritje .

Next Post

Ganiu: Edhe një moment historik, rruga “Ismail Qemali” u promovua sot në Çair

Kryetari i Komunës së Cairit, Visar Ganiu, bëri të ditur se emri i rilindasit shqiptar Ismail Qemali nga sot do të qëndrojë prore në Komunën e Çairit. Rruga “Bllagoja Paroviq” tanimë është “Ismail Qemali”. Shpalosjen e pllakës me emrin e ri të rrugës “Ismail Qemali” e bëmë sot duke përçuar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: