ASH Tetovë: QEVERIA LSDM-BDI MBURRET ME INVESTIMET NË QENDRËN TURISTIKE PONIKFA NDËRSA E LEN NË GJENDJE TË MJERUESHME KODRËN E DIELLIT?

vull
Kryeministri Zoran Zaev bashkë me anëtarë tjerë të kabinetit të tij qeveritar sot ka promovuar rezultatet e Qeverisë në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut me saktë në rrethinën e Koçanit në pjesën malore të Ponikfës. Këto projekte sipas Kryeministrit Zaev u realizuan nga Qeveria, nga njësia e vetëqeverisjes lokale, qendra nga zhvillimi rajonal i barabartë dhe një programi i agjencionit për zhvillim të Zvicrës.
Kryeministri Zaev gjithashtu ka folur edhe për rëndësinë e bjeshkëve të Osogovës duke i proklamuar si zona të mbrojtura, si dhe duke e vëne në mbrojtje edhe zonat rurale të zonës së Osogovës, duke hapur mundësinë e jetësimit të shumë veprimtarive siç janë ato të bujqësisë, blegtorisë, bletarisë dhe skijimit.
Kryeministri Zaev me këtë investim i është përgjigjur edhe kërkesës së zonës së Osogovës dhe qytetarëve të Komunës së Koçanit që përkujdes të vecantë ti jepet qendrës së skijimit Ponikfa, me çrast me para të qeverisë është ndërtuar rruga deri atje ndërsa Ministria e Vetëqeverisjes lokale ka siguruar 5 milion denarë për rekonstruimin dhe funksionimin e ski ashensorëve që kanë qenë jo funksional?
Aleanca për Shqiptarët Dega Tetovë shpreh indinjatën e thellë ndaj Qeverisë LSDM-BDI, dhe ndaj diskriminimit të vazhdueshëm që po ju bëhet zonave shqiptare, dhe paratë publike vazhdojnë të destinohen në pjesët jo shqiptare.
Kodra e Diellit dikur si një nga qendrat më të njohura të skijimit në Evropë vazhdon të ngelet në gjendje të mjerueshme me ski ashensor gjysmë funksional dhe jofunksional. Ndërsa ski ashensori i ri si investim i vetëm dekadën e fundit i cili kushtoi përafërsisht 10 milion euro, nuk ka filluar të funksionojë edhe pse i njëjti u përurua nga Qeveria për dy vite më rradhë.
Teleferiku Tetovë – Kodra e Diellit, vazhdon të ngelet jofunksional dhe qeveria nuk e çan kokën ndaj kërkesës së tetovarëve që ky teleferik të rinovohet dhe të vendohet në funksionim.
Mungesa e parkingjeve, ski ashensorë të vjetër e të shkatërruar, rruga tek vilat që është nën kompetencë e Komunës së Tetovës ndërtimet pa leje të vilave po e bëjnë Kodrën e Diellit nga Qendër turistike, në një gërmadhë e cila nuk i afron turistët por i largon për çdo ditë. Kodra e Diellit si dhe mundësitë që i ofron Mali Sharr ka qenë si pasuri dhe aset natyror, si një mundësi ideale për ekonomizimin e zonave rurale të fshatrave të malësisë së Tetovës të cilët nga mungesa e perspektivës ekonomike po i boshatisin këto fshatra për çdo ditë.
ASH Tetovë kërkon urgjentisht nga qeveria me saktë nga partitë politike shqiptare në qeveri BDI, BESA PDSH, që luajnë dekorin në qeveri të deklarohen për diskriminim që qeveria e bën për zonat shqiptare, dhe si është e mundur që qeveria të ndajë miliona euro para edhe të qytetarëve shqiptar, ashtu si dikur nga Qeveria e Gruevskit në qendrën e skijimit Kozhuf, ndërsa sot qeveria e Zaevit në qendrën e skijimit Ponikfa ndërsa Kodra e Diellit të lehet në gjendje të mjerueshme, pa asnjë investim dhe asnjë strategji as për ta privatizuar e as për ta vënë në funksion të turistëve, të cilët do të ishin një mundësi reale për zhvillimin ekonomik të fushës së Pollogut dhe qytetarëve të saj.
Ky nuk është koncepti i jetës për të gjithë e as koncepti për një shoqëri që promovonte Kryeministri Zaev, por është pastër diskriminim etnik dhe rajonal.
Next Post

Mirëmëngjesi kamerier një kafe mundet ose hyra brenda me veturë?!

Nëse jeni me nxitim dhe nuk mund të prisni radhë sidomos tani në kohë pandemie kur vendet janë të rezervuar sipas protokollit vetëm katër veta në tavolinë mund lirisht të hyni me veturën tuaj drejt e në kafene! Mos hezitoni koha juaj është e çmuar dhe kështu do gostiteni të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: