Atë që nuk e bëri BDI me vite e bëri ministri i ri i Kulturës z.Hysni Ismaili për një muaj

vull

 

Ministria e Kulturës fillon me realizimet konkrete të investimeve kapitale në vetëqeverisjen lokale.
Janë miratuar mjetet për rinovimin e ndërtimeve dhe mbindërtimeve të qendrës kongresore Salla Universale – Shkup, ndërtimi i pjesëve shtesë të Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Likovës, ndërtimin e Shtëpisë Përkujtimore të Toshe Proeskit, ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bogovinës, rinovimin dhe përshtatjen e qendrës kulturore “Shota” f. Negotinë, Komuna e Vrapçishtit, rregullimin e brendshëm të ndërtesës “Kinemaja Manaki” – Manastir, dhe projekte të tjera kapitale në kulturë në njësitë e vetëqeverisjes lokale.

25.000.000 den per ndërtimin e pjesëve shtesë për shtëpinë e kulturës në fshatin Mateç të komunës së Likovës;
25.000.000 den për fillimin e punëve të ndërtimin e shtëpisë për kulturë në Komunën e Bogovinës
18.600.000 për rikonstruim të plotë të shtëpisë për kulturë “Shota” në fshatin Negotinë të komunës së Vrapçishtit

Nga 117.5 mil dotacione kabitale 68.6 mil në komuna shqiptare
➖➖➖➖➖➖➖

Next Post

Takimi i ministrit, Hysni Ismaili, me ambasadorin shqiptar, Fatos Reka

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim me ambasadorin shqiptar në vendin tonë, Fatos Reka. Në takim, Ismaili dhe Reka shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin e suksesshëm deri më tani në fushën e kulturës ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe mbi nevojën për thellimin […]

Subscribe US Now