Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

AUE-FON: Investojmë në talentet tona

2 min read

Kampioni i shtetit në kategorinë Junior,  Duatlon, Triathlon dhe Çiklizmit Rrugor, 17-vjeçari Dimitar Jovanoski në 6 vitet e ardhshme do të mbështetet nga Universiteti Amerikan i Evropës – FON.

Në marrëveshje me  sponsorizin, për këtë talent tonin do ti mbulohen të gjitha shpenzimet për garat e brendshme, evropiane dhe botërore, si dhe bursën për studimet e tij.

Transformimi i fundit i AUE – FON, sipas standardeve më moderne arsimore amerikane, të cilat ofrojnë studime fleksibile, liberale dhe prosperuese, duke e vendosur studentin në fokusin e interesit do ta lehtësojë rrugën e Dimitarit në ndjekjen e ambicieve të tij të  pathyeshme dhe realizimin e ëndrrave të tij.

Dimitar, aktualisht student në shkollën e mesme Niko Nestor në Strugë, është një anëtar aktual i ekipit nacional  maqedonas në kategorinë e Triathlon dhe Çiklizmit për Junior dhe anëtar i klubit të triathlon “3DISCIPLINES” Strugë, si dhe i Klubit të Çiklizmit “ENERGY” “Shkupi. Që në moshë të hershme ai tregoi interes për sportet, veçanërisht çiklizmin.

Nga viti 2016 e deri më sot, ai fiton rregullisht kampionatet kombëtare në Triathlon, Duathlon dhe Çiklizëm.

Për vitin 2020, ai hyri në listën e ngushtë të tre garuesve për atletin e ri më të suksesshëm në Maqedoni. Ai mbylli me sukses të njëjtin vit duke fituar vendin e shtatë në Kampionatin Evropian Junior Duatlon në Spanjë dhe kampion kombëtar në kategorinë Duatlon, Triathlon dhe Çiklizmit Rrugor Junior.