Avokati i Popullit me linjë telefonike falas për shkeljet në zgjedhje

vull

Në Zyrën e Avokatit të Popullit të dielën (31 tetor) në ditën e zgjedhjeve të mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në periudhën prej orës 07:00 deri 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të raportojnë çfarëdo shkelje të të drejtës zgjedhore. Të hapura për qytetarët (përveç zyrës kryesore në Shkup), siç bëjnë të ditur nga Zyra e Avokatit të Popullit, do të jenë zyrat rajone të Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës.Përveç linjës pa pagesë, qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit për mbrojtjen e të drejtave të tyre: Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip, Strumicë, Tetovë me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore. Përveç linjës falas, qytetarët do të mund për mbrojtjen e të drejtave të tyre të lajmërohen edhe në numrat e telefonave në vijim: Tetovë: 044 344-082, Kërçovë: 045 228-586, Manastir : 047 242-310 dhe Kumanovë: 031 431-488, Strumicë 034 329 -996 dhe Shtip 032 389-701.Avokati i Popullit do t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve duke marrë masa urgjente për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të detyruara të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të garantuara.E drejta e votës është e garantuar në mënyrë kushtetuese si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj shkelja e lirisë të zgjedhjes së zgjedhësve si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së votës janë vepra të dënueshme. Gjithashtu, avokati i popullit u bën të gjithë aktorëve në procesin zgjedhor të respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.

Next Post

KUZHINË E RE PËR 900 FËMIJË TË ÇERDHES “FIDANI”

Kopshti për fëmijë “Fidani” duket edhe më i bukur me renovimet e fundit, të cilat i inspektova edhe nga afër bashkë me drejtorin e NP “Parqet dhe Gjelbërimet”, Ardijan Muça – Faqja zyrtare. Drejtoresha Gzime Bakiu gjatë vizitës që i bëmë sot kopshtit na informoi se sapo ka përfunduar rinovimi […]

Subscribe US Now