Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, sot e priti zëvendësdrejtorin e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve, Ilir Isenin, me ç’rast biseduan për bashkëpunimin midis këtyre dy institucioneve në fushën e përdorimit të gjuhëve zyrtare.

Më konkretisht, drejtori Ylber Sela, i premtoi përkrahje Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve për përkthimin dhe lektorimin e akteve të brendshme të saj, duke pasur parasysh se nuk kanë persona të angazhuar me kualifikim përkatës.
Zëvendësdrejtorit të AGJP-së, Ilir Isenit, drejtori Sela ia dhuroi edhe botimet e AZGJ-së, që janë ndihmesë në zbatimin praktik të gjuhëve në administratë dhe gjithë sektorin publik.
You must be logged in to post a comment.