AZGJ-ja promovoi Doracakun e nëpunësve administrativë, lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve

vull

Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës në Shkup u promovua Doracaku i nëpunësve administrativë, lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Para të pranishmive foli drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i cili theksoi se qëllimi i këtij doracaku është që t’i orientojë dhe t’jua lehtësojë punën nëpunësve administrativë në institucionet shtetërore.
Në vazhdim foli edhe Ajtene Qamili, njëra nga përpilueset e doracakut, e cila u ndal në udhëzimet praktike se si duhet të shkruhen shkresat zyrtare. Disa fjalë i tha edhe profesori Bashkim Selmani, po ashtu njëri nga përpiluesit e doracakut, duke theksuar se tani gjuha shqipe e ka një adresë institucionale, e kjo është AZGJ-ja, e cila ka përgatitur këtë doracak.
Ky doracak është hartuar kryekëput duke u mbështetur në Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, ku përcaktohet qartë se cilat janë gjuhët zyrtare në RMV, cila është e drejta individuale e nëpunësve për të komunikuar me anë të tyre, cilat janë detyrimet që duhet t’i kryejnë ata etj. Brenda tij janë dhënë edhe të gjitha format e nevojshme që u nevojiten atyre në rrafshin e komunikimit administrativ: si shkruhet një lutje, një kërkesë, një njoftim, një procesverbal, një ftesë, një kontratë, një ankesë etj.
Në përpilimin e këtij doracaku kanë marrë pjesë: gjuhëtarë, mësimdhënës, punonjës shkencorë nga vendi dhe nga jashtë, duke shpresuar se nëpunësve administrativë do t’ju bëhet ndihmës kryesor në punën e përditshme të tyre.

Next Post

Komuna e Gostivarit përmes NP “Komunalec” ndërton rrjet kanalizimi në Turçan të Madh - Llapushnik me gjatësi 1300 metra

Komuna e Gostivarit intensivisht është duke realizuar projekte të ndryshme infrastruktuore në territorin e saj. Ndërtohet kanalizim në disa lagje të qytetit dhe në vendbanime rurale. Sot ka filluar ndërtimi i linjës së kanalizimit në fshatin Turçan i Madh – Llapushnik me gjаtësi prej 1300 metrash. Është ky një investim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: