AZIRI: MËNJANOHEN PENGESAT PËR FILLIMIN E PUNIMEVE PËR FAZËN E DYTË TË TEATRIT TË TETOVËS

vull

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri sot njoftoi se janë tejkaluar të gjitha pengesat për vazhdimin e ndërtimit të Teatrit të Tetovës. 

“Gjatë seancës së djeshme së 57, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi informatën për vazhdimin punimeve në Teatrin e Tetovës, duke ndarë kështu 1 miliardë e 450 milion denarë për të njejtin qëllim. 

Faza e dytë parasheh që enterieri i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës të përfundojnë në suazë kohore prej katër vitesh dhe pritet që në vitin 2025, të njëjtat të lëshohen në përdorim. Mes tjerash, të gjitha pengesat për finalizimin e punimeve në këto dy institucione të Tetovës janë mënjanuar”, ka shkruar sekretari Aziri në rrjetet sociale.

 

Next Post

Zv/Drejtësisë, Nuhiu u takua me Avokatin Shtetëror, Fehmi Stafa

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, sot qëndroi në zyrat e Avokaturës Shtetërore ku u takua me të parin e këtij institucioni, z. Fehmi Stafa. Avokatura Shtetërore është organi shtetëror që ndërmerr masa dhe mjete për mbrojtjen ligjore të të drejtave pronësore dhe interesave të shtetit. Vlersojmë se është koha që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: