Basha: Zëvendëskryeministri i parë përfaqëson avancim të përfaqësimit të shqiptarëve në RMV (Video)

Blerand Rexhepi

Mbajta e pozicionit të zëvendëskryeministrit të parë nga një përfaqësues i shqiptarëve, i bashkëkombësve tanë i bashkëngjitet risive dhe përparimit, avancimit të përfaqësimit të bashkëkombësve tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha pas një takimi të realizuar në selinë blu me zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

“Pata kënaqësi të dëgjojë në vetë të parë nga vetë zëvendëskryeministrit Grubi për disa nga avancimet kuptimplota ë rrafshin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në RMV, sikundër dhe angazhimin e Qeverisë e në veçanti forcave politike shqiptare për projektet e përbashkëta të cilat do të shkojnë kah forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve tona me impakt të drejtpërdrejt tek punësimi dhe mirëqenia e qytetarëve tanë ku përfshihen projekte që kam pasur për zemër dhe që janë avancuar siç është Korridori 8, ka mbetur në Elbasan, por e sigurova zëvendëskryeministrin Grubi që do të vazhdojë deri në lidhje me territorin e RMV-së, ndërkohë që u gëzova kur mësova që po kështu po ndërmerren hapa për segmente që mungojnë në korridorin Shkup-Qafë Thanë.”

https://www.facebook.com/watch/live/?v=270648694656964&ref=external

Next Post

Veliaj: Entuziastë për punën që po bën zëvendëskryeministri i parë Grubi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vlerësuar lartë angazhimin e zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë e RMV-së, Artan Grubi. Veliaj me këtë rast ka thënë se është shumë entuziastë që Grubi ka marrë përsipër një përgjegjësi të jashtëzakonshme për të qenë zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, një aspiratë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: