Bashkëpunimi ndërinstitucional, parimi ynë i punës

vull
0 0
Read Time:51 Second

,,Sot kisha nderin të pres, në një takim pune të ngrohtë dhe miqësor, kryetarin e sapo zgjedhur të Komunës së Haraçinës, z. Ridvan Ibraimi.

Shfrytëzova rastin që t’ia uroj z. Ibraimi detyrën e tij të re dhe shpreha gatishmërinë time dhe institucionin të cilin unë e drejtoj për bashkëpunime të ndryshme në të ardhmen, sa i takon sferës së digjitalizmit.

‘Sistemi për menaxhimin e dokumenteve’ (DMS) dhe ‘Një pikë shërbimi’ janë projekte të realizueshme në suaza të këtij mandati, që i ndërlidhin drejtpërdrejt këto dy institucione.

Digjitalizimi i shërbimeve të cilat i ofron Komuna e Haraçinës ishte një temë tjetër e diskutimit. Do ta përforcojmë komunikimin tonë sa i përket kësaj çështjeje, me qëllimin që qytetarët e Haraçinës të mund t’i marrin shërbimet e nevojshme, ‘online’, nga portali i e-shërbimeve (uslugi.gov.mk), në një afat sa më të shkurtër të mundshëm kohor.

Takimin e përmbyllëm duke premtuar komunikim dhe bashkëpunim akoma dhe më të thellë ndërinstitucional në të ardhmen”, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Kovaçevski: Prioriteti i Qeverisë do të jetë politika e brendshme, realizimi i projekteve dhe përmirësimi i standardit ekonomik të qytetarëve

Prioriteti i qeverisë duhet të jetë politika e brendshme. Realizimi i projekteve dhe përmirësimi i standardit ekonomik të qytetarëve, përmes menaxhimit profesional të kuadrove të duhura është mënyra se si do të punojmë. Prioriteti kryesor është përmirësimi i standardit ekonomik të qytetarëve. Për këtë qëllim, ne do të angazhohemi fuqishëm […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: