Më datën 18.05.2021 në ora 19:30 minuta në Kërçovë, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë e kanë privuar nga liria S.I. (48) nga f. Garani-Kërçovë. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, terezi dixhitale dhe sende tjera të ndryshme me mbetje të materies në gjendje pluhuri.
Ai është arrestuar në dhe është në mbajtje në NJPB Kërçovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 215 të Kodit Penal për “prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”