BDI: BDI: Skandaloze, Taravari citon Hitlerin, të kërkojë falje dhe të fshijë postimin menjëherë

vull
0 0
Read Time:47 Second

E pabesueshme, por fatkeqësisht e vërtetë. Kryetari i komunës së Gostivarit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari, sjell Adolf Hitlerin në politikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një metafore të papranueshme, skandaloze, të tmerrshme dhe të pakuptimitë e të pa provokuar të shkruar në faqen e tij në Facebook.

Taravari paturpësisht citon Hitlerin të ketë thënë: “meqë populli na votoi ne, tani le të durojë dhe vdekjet!”

Taravari pa asnje vonesë duhet përulësisht të kërkojë falje të gjitha viktimave, familjeve të tyre, qytetarëve dhe ta fshijë menjëherë postimin e tij në Facebook.

Gjithashtu, të gjithë anëtarët dhe udhëheqësia e partisë së tij duhet që menjëherë ta dënojnë këtë akt të papranueshëm dhe të distancohen nga qëndrimi absurd i Taravarit.

Kërkojmë edhe nga bota akademike, opinionbërësit, mediat dhe gazetarët, shoqatat joqeveritare ta ngrisin zërin kundër këtij qëndrimi të Arben Taravarit i cili nuk ka vend në shoqërinë tonë.

Me respekt,

Bashkimi Demokratik për Integrim

Happy
Happy
100 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Letër nga Shkupi: PAÇAVURET INTELEKTUALE QË SHITEN SI “MANIFEST KOMBËTAR”

Në Maqedoninë e Veriut ka kohë që funksionon një Shoqatë me emrin “Manifesti maqedonas”, në të cilën aderojnë shkrimtarë, poetë, piktorë, teologë, gjuhëtarë, gazetarë, madje edhe akademikë të profileve të ndryshëm! Nëse politikat nacionaliste të ish-kryeministrit Nikola Gruevski mëtonin antikizimin e popullit sllav maqedonas, kjo Shoqatë “intelektualësh” maqedonas i ka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: