BDI dhe Visar Ganiu po bëjnë histori në Çair, shumicë absolute dhe 50% gra në këshillin komunal

vull

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit prodhuan rezultat historik për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në Komunën e Çairit. Sipas rezultateve zyrtare, tanimë të konfirmuara edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, BDI do të ketë 14 këshilltarë në këshillin komunal të Çairit dhe me këtë për herë të parë në historinë e kësaj komune do të qeverisë e vetme edhe me këshillin komunal, pa pasur nevojën e ndonjë koalicioni me këshilltarët e partive tjera.

Jo vetëm rezultati, ajo që e dallon BDI-në nga oponentët e saj politik është edhe qasja ndaj rinisë dhe grave. Në këshillin komunal të Çairit nga 14 këshilltarë, 7 janë femra apo 50% e këshilltarëve komunal.

BDI pritet të konfirmojë në rrethinë e dytë edhe fitoren e kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu i cili në raundin e parë la me mija vota prapa oponentët e tij politik, para disave është tremijë vota në avantazh, e para disa tjerave mbi 10 mijë vota, ndërsa për dhjetëra vota edhe pse fitues absolut nuk arriti që të fitojë që në rrethinë e parë.

Në rrethinë e dytë pritet ri-konfirmim i rezultatit të rrethit të parë, duke pasur parasysh se oponenti i z.Ganiu, edhe pse në koalicion me VMRO-DPMNE-në, ngeli prapa për mija vota. Në rrethinë e dytë Bekim Sali të Alternativës, ASH-së e VMRO-DPMNE-së, sipas njohësve të rrethanave politike mund edhe ti ulet edhe më shumë trupi votues, për shkak të pakënaqësive të votuesve nga rezultati i dobët i koalicionit të tij në nivel vendi. Pritet që ato votues strehë të gjejnë në BDI, duke votuar Visar Ganiun dhe me këtë dallimi të thellohet edhe më shumë.

Next Post

15 vjet nga rënia e Isa Likës – komandant Ilirit

Sot janë bërë 15 vjet nga vrasja në pabesi e komandantit të brigadës 112 “Mujdin Aliu” të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Isa Lika – komandant Iliri. Edhe këtë vit u bënë homazhe dhe nderime pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve në Tetovë ku morën pjesë bashkëluftëtarë, familjarë e miq […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: