Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

BDI e akuzon Taravarin për vjedhje projektesh/ Taravari: Përgjigjen do e jep sovrani në zgjedhje!

2 min read

BDI e Gostivarit ka akuzuar se kryetari aktual Arben Taravari po poromohet me projekte të huaja. Në konferencë për shtyp, deputetja e BDI-së dhe përgjegjësja për media e këtij subjekti për Gostivarin, Arta Bilalli – Zendeli tha se një sërë projektesh të promovuara gjatë katër viteve të fundit nga Taravari, kanë qenë ose projekte të gatshme që i kanë lënë kur ata kanë menaxhuar me komunën gjatë viteve 2013-2017 ose vijnë nga pushteti qendror. Akuza kishte edhe për rritjen e pagave në ndërmarrjet publike, ku sipas Bilalli-Zendelit, paga minimale në vend është rritur me ligj të sjellur nga pushteti qendror, e jo siç deklaron Taravari se i ka rritur ai.

Kjo që thonë ata nuk mbanë, duhet të jenë pak më analitik kur i bëjnë disa akuza, pasi qeveria i rriti pagat minimale me 5, kurse ne me 75 %, përgjigjet kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Nga BDI e akuzuan pushtetin lokal edhe për disa projekte të tjera, sikurse rrugë, ujësjellës që sipas tyre janë realizuar me grante ose fonde qeveritare, por që Taravari i ka promovuar sikurse të ishin të tijat.

BDI ndoshta ka pasur plane, por ëndërrat e tyre 8 vjeçare në Gostivar, ne i bëmë realitet gjatë mandatit tonë, kundërpërgjigjet Taravari ndaj akuzave të mëtejme të BDI-së.

Përlasjet mes BDI-së së Gostivarit dhe pushtetit lokal vijnë në prag të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen në tetor.