“BDI fitues absolut, do të jetë përcaktues i Qeverisë së ardhshme”

vull

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi ka thënë sonte në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M se Bashkimi Demokratik për Integrim pas 12 prillit do të jetë fituese absolute dhe përcaktues i Qeverisë së ardhshme. “BDI është përfaqësues politik i shqiptarëve dhe jam i sigurt se ne jemi përcaktues dhe kryesorja për formimin e Qeverisë së ardhshme. Pa dyshim se do jemi fitues më 12 prill dhe votat tona përcaktojnë qeverisjen e ardhshme pas zgjedhjeve”, është shprehur Ademi, ndërsa ka shtuar se koalicioni parazgjedhor LSDM-BESA tregon përpjekjet dëshpëruese të partisë së Bilall Kasamit për të mbijetuar politikisht në skenën politike në vend.
“Koalicioni BESA-LSDM është përpjekje dëshpëruese për mbijetesë. I kuptojmë përpjekjet dëshpëruese të zyrtarëve të BESËS për të arsyetuar koalicionin parazgjedhor LSDM-BESA, megjithatë asnjëherë në historinë e Maqedonisë nuk ka ndodhur kjo që ndodhi. Krahasimi që bëjnë të opozitës me gjoja BDI-LSDM nuk mbajnë. BDI e ka imponuar konsensusin në secilën vendimmarrje. Sepse edhe në Strugë, edhe në Çair dhe gjithandej ka funksionu konsensusi. Vullneti i shqiptarëve për BDI-në është konstant dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, është shprehur Ademi, ndërsa ka akuzuar koalicionin ASH-Alternativa për koalicion joparimor, njëjtë sikurse koalicionin LSDM-BESA, siç e ka quajtur ai, “koalicion për mbijetesë”.
“E kuptoj edhe shqetësimin e ASH-së që me akuza ndaj nesh, mundohen ta mbulojnë koalicionin në Gostivar me VMRO-në. Në Komunën e Gostivarit, shumicën e përbëjnë VMRO dhe ASH. E kuptojmë edhe shqetësimin e BESËS, e cila lidhi ‘sojuz’ me LSDM-në për të mbijetu në skenën politike. ASH bëri koalicion me RDK-në, ndërsa më pas me LSDM-në. Më vonë me BESËN kur edhe Alternativa ishte bashkë. Kjo tregon se janë koalicione joparimore…”, tha Ademi.
“Në 2016, ASH i humbën zgjedhjet. Ziadin Sela nuk mori përgjegjësi. Në 2017, prapë i humbën zgjedhjet dhe Sela nuk mori përgjegjësi, ashtu sikurse Bilall Kasami humbi në Tetovë dhe nuk mori përgjegjësi. Në 2019, gjithashtu kandidati i tyre i përbashkët mori më pak më vota sesa kandidatët tjerë që kanë marrë pjesë në zgjedhje presidenciale. Të gjithë e dinë se punët e mëdha dhe ndryshimet në shtet e kanë vulën e BDI-së. Kryetar i Kuvendit shqiptar, ministër i Mbrojtës shqiptar, ministër i Punëve të Brendshme shqiptar, Avokat Shteti, Avokat Popullor, Kryetar Gjykate… gjithë këto mbajnë vulën e BDI-së, ashtu sikurse shumë suksese tjera në vend”, ka thënë Ademi.

Next Post

BDI: Qëllimi i koalicioneve është rrënimi i projekteve shqiptare

Koalicionet parazgjedhor që krijuan së fundmi janë krijuar për të rrënuar gjithçka që ka krijuar BDI. Ata duan ta rrënojnë Ligjin për gjuhën shqipe, Ligjin për përdorimin e flamurit kombëtar, duan të devalvojnë dhe nënçmojnë mbi 25 mijë administratorët shqiptarë… Megjithatë, këtë nuk do ta arrijnë, ka thënë sonte ministri […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: