Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

BDI – Gostivar: Investimet në shkollën e Çegranit bëhen nga Ministria e Arsimit e Shkencës

1 min read

Duke u marrë me politikë dhe duke qënderuar në Turqi prej ditësh, Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ende nuk ka filluar me punë në detyrën që ia besuan qytetarët e Gostivarit. Tani e dy javë, që se u çertifikua nga KSHZ si Kryetar i ri, Taravari ende nuk i ka bërë dy ditë pune në detyrën që ia besuan qytetarët.

Nga qëndrimi në Stamboll Taravari shfrytëzon nga koha e lirë të publikon ndonjë postim për të treguar që ekziston si Kryetar komune, edhe kur publikon infomacione të pavërteta.

I tillë ishte edhe informacioni mbi fillimin e punimeve për sanimin e çatisë dhe riknstruimin e toaleteve në shkollën fillore “Përparimi”, në fshatin Çegran. Duke tentuar të përvetëson projektet e Pushtetit qendror, Taravari ka dezinformuar opinionin se kinse realizimi i punimeve bëhet nga ana e komunës së Gostivarit.

Nga informacioni i Byrosë për Furnizime Publike shihet qartë që furnizimi publik për realizimin e punimeve është bërë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Pra, investitor dhe realizues i punimeve është pushteti qendror dhe jo komuna e Gostivarit.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, inkurajon Taravarin të kthehet në punë dhe të arsyeton besimin e qytetarëve të Gostivarit. Me përvetësim dhe informacione të pasakta, nuk mund të kihet rezultate dhe aq më pak të drejtohen institucionet.