BDI: Komuna e Studeniçanit meriton zhvillimin që ofron Agjenda e blertë, rretho numrin 3

vull
0 0
Read Time:48 Second

Bashkimi Demokratik për Integrim prezantoi sot Programin zgjedhor për
komunën e Studeniçanit. Ejup Abazi, kandidat i BDI-së për kryetar në
komunën e Studeniçanit, në konferencën e sotme për shtyp potencoi se
shtyllat kryesore të programit për jetë më cilësore janë përmirësimi i
infrastrukturës rrugore, përkujdesi për rrjetin e ujësjellësit dhe
kanalizimit, ngritja e nivelit të pastërtisë publike, cilësia më e madhe
në sferën e arsimit, përforcimi i mekanizmave për mirëqenie më të madhe
shëndetësore dhe sociale si dhe shumë sfera të ndryshme.
Abazi mes tjerash potencoi se në fokusin e tij në mandatin e ri
katërvjeçar do të jetë veçanërisht zgjidhja e problemit të furnizimit me
ujë, por edhe projekteve tjera që do të mundësojnë standard më cilësor
jetese për banorët e Studeniçanit.
BDI, sot do të vazhdojë me tubim parazgjedhore në Studeniçan, ku do të
prezantojë para qytetarëve programet zgjedhore për Studeniçan, Ejup
Abazin për kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit, si dhe
listën për këshilltar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Ali Ahmeti: Ishe i heshtur dhe punëtor i madh, do më mungosh shumë Halit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime të sinqerta për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe humanistit Halit Zeqiri , duke kujtuar tre dekadat e bashkëveprimit në shërbim të çështjes kombëtare. “Mbi tre dekada kujtime e bashkëbisedime, bashkëveprim, takime e këshilla, e kush nuk do të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: