BDI ofron ide dhe koncepte që janë në të mirë të qytetarëve shqiptarë

vull

Koncepti i konsensualitetit është koncept fitues që e vazhdon rrugën drejtë anëtarësimit të plot në NATO dhe në Bashkimin Evropian, kështu u shpreh në takimin me qytetarë në Komunën e Sarajit shefi i Shtabit Qendror i BDI-së Izet Mexhiti. Ai më tej tha se vota kundër këtij koncepti është votë e djegur dhe votë për izolim të vendit.Sot jemi para jush jo për tu marr me të tjerët, por për të shpalosur ide dhe koncepte sepse vetëm në këtë mënyrë do të ecim përpara. Në vazhdimësi Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim janë ata të cilët i plasojnë dhe i realizojnë idetë që janë në të mirën e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të tjerët, që nuk kanë ide dhe koncepte din vetëm kritikojnë. Ata nuk kanë ide, nuk kanë koncepte për qytetarët shqiptarë, ata mendojnë se mund të marrin vota vetëm duke kritikuar BDI nga mungesa e ofertës. Edhe kandidimi i Blerim Rekës  edhe ata e din vetë se është një djegie e votës shqiptare, por e shfrytëzojnë për të mbajtur gjallë dy subjektet e tyre sepse të mos ishte kandidimi ata do të humbeshin krejtësisht në hapësirën politike nga mungesa e ideve dhe koncepteve tha Mexhiti në Saraj.Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti bëri thirrje që të mbështetet kandidati i përbashkët për president të shtetit sepse vetëm në këtë mënyrë vendi mund të vazhdojë të hapëroj me sukses drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE. Duhet mbështetur vizioni dhe koncepti i Ali Ahmetit, sepse vizioni dhe koncepti i tij çdoherë është i drejt, tha Bexheti para banorëve të Sarajit.Prandaj me 21 prill të radhitemi pas vendimit të liderit tonë Ali Ahmeti që jo vetëm e ndryshoj tërësisht Maqedoninë, por konform idesë së tij do ta ndryshojmë edhe aspektin ekonomikë, kulturorë, zhvillimor  në të gjitha sferat. Me 21 prill të përgjigjemi pozitivisht vendimit të udhëheqësit tonë  që ka mundësuar të kemi një jetë më të mirë, një infrastrukturë më të mirë dhe shumë të mira tjera që janë në interes të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve në vendin tonë, tha Blerim Bexheti.Bashkimi Demokratik për Integrim edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë fushatën për zgjedhjet presidenciale me një tubim që do të mbahet në Sheshin Skënderbeu në Shkup.

Next Post

KSHZ deri nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më së voni deri nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në tre komuna. Sipas librit të afateve të Komisionit, materiali dorëzohet më së voni në afat prej 72 orësh para ditës për përcaktimin e zgjedhjeve. Nesër në mesnatë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: