BDI: Sela dhe Gashi dje kërkuan shtyerje të regjistrimit, sot gjoja e kundërshtojnë

Kohanews Admin

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin që propozimi për vazhdim të regjistrimit online të Diasporës nga 1 mars deri në 30 shtator ndihmon procesin e regjistrimit dhe jep mundësi shtesë për tu regjistruar të gjithë mërgimtarët, informon GAZETA.MK

Gjithashtu, duke patur parasysh bojkotin e opozitës, kontestimin e procesit nga ana e tyre, bllokadën në kuvend, nisjen e vaksinimit dhe imunizimit, si dhe shëndetin publik, shtyrja e regjistrimit rezident nga muaji prill në muajin shtator të këtij viti paraqet vendim të duhur dhe të drejtë.

Reagimet kontradiktore të opozitës shqiptare flasin për mungesën e konsistencës dhe sinqeritetit të tyre ndaj qytetarëve.

Opozita shqiptare (ASH-AA) po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mërgimtarëve në tentativë të përfitimeve të vogla të politikës ditore.

Përmes disa amendamenteve të propozuara nga grupi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kërkuan që procesi i regjistrimit të popullsisë të prolongohet për një afat të caktuar edhe atë në amendament shkruhet nga muaji mars në maj, duke e ndërlidhur të njëjtën me krizën shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19.

Të njëjtët, pasi dje u paralajmërua shtyrja e procesit të regjistrimit rezident, sot përmes kryetarëve të tyre, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kundërshtojnë amendamentin e tyre dhe paralajmërojnë bllokimin e gjithë procesit. Kjo është vetëm një provë më tepër se gdhihen në mëngjes dhe ngrysen në darkë me qëndrime skajshmërisht të kundërta.

Me këtë rast Bashkimi Demokratik për Integrim dëshiron të përçojë deri tek qytetarët se përkrah që procesi i regjistrimit të mbahet nga data 5 e deri më 30 shtator, e njëkohësisht bën thirrje deri tek diaspora që të vazhdojnë të regjistrohen në platformën online https://census.stat.gov.mk/, nga data 1 mars e deri më 30 shtator, ndërsa ju siguron se çdo i regjistruar deri më tani dhe çdo një që do të regjistrohet deri me 30 shtator do të vlejë.

Next Post

Edhe Alternativa ka kërkuar që regjistrimi i popullsisë të shtyhet edhe atë me 28 mars! (FOTO)

AlternAtivA ka kërkuar të respektohen rekomandimet e OKB-së që në kohë pandemie të mos zhvillohet regjistrim, megjithatë kjo Qeveri nuk deshi ta dëgjojë as OKB-në e as opozitën, por kokë më vete hyri në një proces i cili që në fillim po dëshmohet se bart rrezikshmëri të lartë për infektimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: