BDI shpreh ngushëllime dhe apelon në zbardhjen e plotë të rastit

vull

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh ngushëllime të thella për gjithë familjarët që humbën më të dashurit në tragjedinë që ndodhi në Qendrën modulare për trajtim të pacientëve me Kovid në Tetovë, ndërkohë që të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë.

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon nga të gjitha institucionet kompetente të realizojnë hetim të plotë dhe të zbardhin rastin në tërësi, me ç‘rast të zbulohen arsyet e shkaktimit të zjarrit në Qendrën Kovid në Tetovë.

Njëkohësisht, BDI apelon deri tek të gjithë që të japin kontribut në zbardhjen e plotë të rastit nga ana e institucioneve përkatëse.

Me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur anulimin e të gjitha aktivitetet të parapara në nderë të atyre që humbën jetën në rastin e tragjedisë së mbrëmshme.

Next Post

Pjesa jonë e punës është bërë nga standardet më moderne "Brako" i kërkon qeverisë të publikojë të gjithë dokumentacionin

Vërejtjet që u shfaqën gjatë pritjes teknike, të cilat u përmendën nga disa media, ishin kryesisht të një natyre estetike dhe nuk mund të lidhen me aksidentin, ato u hoqën siç duhet brenda afatit para se spitali të vihej në përdorim, bëjnë të ditur nga  “Brako”. Kompania jonë, e cila […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: