Bejta në Çajlë: Ishte durimi, sakrifica dhe largpamësia e Ali Ahmeti që të arrijmë deri këtu

vull

Bashkimi Demokratik për Integrim, dega në Gostivar, në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale të mërkurën qëndroi në Çajlë, nga ku nënkryetari i BDI-së njëherit dhe Kryetar dege,  z. Nevzat Bejta, nga afër njoftoi banorët e këtij lokaliteti me rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, dhe veçmas konceptin e kandidatit konsensual që ishte ide e BDI-së që nga viti 2014.`Në këto zgjedhje ne votojmë vetveten, ne votojmë kandidatin që publikisht deklarohet se shqiptarët i llogarit si të barabartë në këtë shtet. Pendarovski ka përkrahjen e ndërkombëtarëve dhe është kordinator për integrimin të RMV-së në NATO. Ne nuk e votojmë Siljanovskën sepse është kundër NATO-s dhe BE-së, por as edhe kandidatin Blerim Reka i cili ka dalur që të pengon kandidatin e përbashkët dhe është vënë në shërbim të VMRO-DPMNE-së. Me votën për Pendarovskin ne nderojmë vetveten dhe ndërkombëtarët`, deklaroi Bejta.Kemi kandidatin e përbashkët konsensual, tha Bejta, i cili përkrahet nga partitë pjesëmarrëse në qeveri i cili deklaron hapur për mbështetje të procesit integrues të vendit në NATO dhe BE.`Ishte durimi, sakrifica dhe largpamësia e liderit, z. Ali Ahmeti që pas një procesi të gjatë gati 20 vjeçar sot një nga tre postet kryesore të shtetit të drejtohen nga një shqiptar. Ishte sakrifica e liderit tonë që solli deri te këto ndryshime. Ishte durimi dhe zgjuarsia e tij që sot qeveria dhe parlamenti të flasin shqip. Me presidentin konsensual, edhe presidenca do të frymon shqip`, vijoi Bejta.Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe anëtarë të Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI në Gostivar, në krye me z. Bashkim Hasani.

Next Post

Diskriminimi etnik

Diskriminimi i bashkësisë etnike nënkupton paragjykimi ndaj njerëzve dhe refuzimi tyre, nënçmimi, ofendimi, shtypja e tyre, presioni psikik i një grupi etnik, vetëm se është i ndryshëm nga bindjet, kombi, feja, mohimi i tyre për t’u dhënë atyre të drejtat elementare etj. Termi “përkatësi etnike” i referohet etnive nëpër Botë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: