Bekim Kadriu jep dorëheqje nga Lëvizja Besa

vull

Anëtari i Kryesisë Qëndrore të Lëvizjes Besa, Bekim Kadriu, përmes një postimi në rrejtin social fejsbuk ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Kadriu ka thën se është shumë i zhgënjyer me ngjarjet e fundit të cilat janë duke ndodhur.

Postimi i plotë i Kadriut:
Të nderuar miq, shokë dhe familjarë, ndjej obligim moral t’ju informoj se nga sot jap dorëheqje si anëtar i Kryesisë Qëndrore të Lëvizjes Besa dhe tërhiqem nga çdo obligim dhe aktivitet tjetër që ka të bëjë me këtë organizatë politike.Sinqerisht jam shumë i zhgënjyer me ngjarjet e fundit të cilat janë duke ndodhur.
Falenderoj të gjithë ata aktivistë që më përkrahën e më besuan dhe njëherit u kërkoj falje për mospasjen e mundësisë të realizoj premtimet e dhëna.

Me respekt,
Mr.sc.Bekim Kadriu

Next Post

Një pjesë e Tetovës sërish sot pa ujë

Siç bënë të ditur në rrjetin social në facebook Ndërmarrja Publike Komunale e Tetovës, sot një pjesë e qytetit do të ngelet pa ujë për shkak të sanimit të  një defekti. Të nderuar, Ju informojmë se sot (05.04.2021),për shkak të një defekti në rrjetitin ujësjellës në mes rrugëve J.Sandaski dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: