Bekteshi: 15% mbështetje më shumë për investimet nga bashkëqytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë përkohësisht jashtë vendit!

vull

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar lidhur me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve të propozuara nga Ministria e Ekonomisë.

Bekteshi ka sqaruar se me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve rregullohen llojet, lartësia, kushtet, mënyra dhe procedura për ndarjen e mbështetjes financiare për investimet e subjekteve afariste që do të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i njëjti paraqet skemën e ndihmës në përputhje me rregullat me të cilat rregullohet kontrolli i ndihmës shtetërore.

Ministri Bekteshi ka bërë të ditur se qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në këtë ligj është të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe zhvillimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes mbështetjes së investimeve për rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe punësimeve.

Me këto ndryshime dhe plotësime të ligjit zgjerohen llojet e mbështetjes financiare, edhe atë për: zhvillim teknologjik dhe hulumtime, mbështetje për projekte investuese me interes të rëndësishëm ekonomik, vendosje dhe avancim të bashkëpunimit me furnizuesit e regjistruar në RMV, mbështetje për marrjen përsipër të ndërmarrjeve në vështirësi dhe aftësi konkurruese në treg.

Me ndryshimet, shfrytëzuesi i mbështetjes financiare ka detyrim plotësues për të mirëmbajtur investimin për një periudhë prej së paku pesë viteve pas përfundimit të ndihmës financiare, me çka sigurohet seriozitet dhe qëndrueshmëri më e madhe e investimeve.

Gjithashtu është saktësuar se cilat subjekte ekonomike mund, e cilat nuk mund të jenë shfrytëzuese të mbështetjes financiare (mbështetja financiare për realizimin e projektit investues nuk mund t’i ndahet një subjekti afarist në ZZHTI për të njëjtat shpenzime të arsyeshme si edhe kompanitë tjera jashtë ZZHTI-së për të njëjtat shpenzime të arsyeshme) për të cilat tashmë është ndarë ndihmë shtetërore).

Next Post

AlternAtivA: Zjarri që i djeg pyjet, po e djeg edhe shpresën e qytetarëve ndaj kësaj qeverie

Pas raportimit të djeshëm nga ana e Qendrës për Menaxhim me Kriza se në më shumë se 13 lokalitete të vendit kemi zjarr aktiv, është më shumë se skandaloze se qysh arriti në mbrëmje të mos lokalizohet zjarri në Koçani dhe kështu të rrezikohet, madje, edhe jeta e qytetarëve. Që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: